Përmbledhje Ekzekutive është hartuar në bazë të gjetjeve dhe rekomandimeve të identifikuara në ‘Dokumentin e Politikave të CSSP-së: Praktikat premtuese të ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve mbështetëse të specializuara për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale.
Një panoramë ligjore dhe praktike për OJF-të e grave dhe politikëbërërsit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi’.
Dokumenti i Politikave dhe Përmbledhja Ekzekutive janë hartuar si pjesë e projektit të BE-së/UN Women “Forcimi i kapaciteteve të rrjeteve të OSHC-ve rajonale për advokim politikash, zgjerim bazuar në njohuri dhe lehtësim partneriteti për dhunën seksuale në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, të zbatuar në kuadër të programit rajonal të BE-së/UN Women “Eliminimi i dhunës kundër grave: Zbatim i normave, ndryshim i mendësisë.” Programi synon t’i japë fund diskriminimit me bazë gjinore dhe dhunës kundër grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, përfshirë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë dhe Turqinë.
Me qëllim trajtimin e gjetjeve1 të raportit të hartëzimit të vitit 2019, projekti për Platformën për Forcimin e Shoqërisë Civile (CSSP) organizoi një trajnim për ngritje kapacitetesh me qëllim promovimin e standardeve të praktikës premtuese për mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale, në kuadër të shërbimeve të specializuara të mbështetjes për gratë viktima të dhunës seksuale, të OJF-ve të tjera të grave dhe palëve të interesit si politikëbërësit. Synimi përfundimtari trajnimit ishte të përgatiste më mirë ofruesit e shërbimeve lidhur me mbështetjen efikase për viktimat e dhunës seksuale, si dhe të jepte kontribut për hartimin e këtij Dokumenti Politikash.
Synimi i këtij dokumenti është t’i ofrojë politikëbërësve kombëtarë dhe OJF-ve të grave një instrument të nxëni për ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës seksuale, që në të ardhmen mund të informojnë kuadrin kombëtar të ofrimit të shërbimeve. Ai përqendrohet në theksimin e praktikave premtuese të zbatuara nga OJF-të e grave dhe palë të tjera interesi gjatë mbështetjes së grave viktima
të dhunës seksuale, dhe në krijimin e një gjuhe të përbashkët kur bëhet fjalë për shërbimet e specializuara të përmendura në Konventën e Stambollit, përkatësisht krizën e përdhunimit dhe qendrat e referimit të dhunës seksuale. Ky dokument skicon një proces të zgjerimit dhe të nxënit për OJF-të e grave dhe plotikëbërësit kombëtarë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, si dhe vlerëson nevojën për mbështetje të specializuar për viktimat e dhunës seksuale, duke çuar përpara parimet, konceptet dhe arsyetimin në bazë të modelit të krizës së përdhunimit.
Ky dokument mbështetet pjesërisht në përvojën dhe standardet e krijuara në Irlandë. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet që OJF-të e grave në vend, veçanërisht qendrat e krizës së përdhunimit, kanë ofruar shërbime të specializuara kryesisht për gratë dhe vajzat që kanë përjetuar dhunë seksuale për më shumë se 40 vjet.2 Këto shërbime të ofruara
në Irlandë, por edhe në MB pasqyrojnë standarde të larta mbështetjeje dhe përfaqësojnë kulmin e një procesi të gjatë
kërkimi, reflektimi, konsultimi dhe përcaktimi, duke ofruar një qasje ndaj praktikës dhe ofrimit të informuar nga trauma, që është e përshtatshme dhe efikase gjatë mbështetjes së të mbijetuarve të të gjitha formave të dhunës seksuale.
Një element i rëndësishëm që duhet të merret në konsideratë është se në vitin 2021, Turqia është tërhequr nga Konventa e Stambollit3 me anë të një Dekreti Presidencial të botuar më 20 mars. Kështu, Turqia nuk ka më asnjë
detyrim për të zbatuar standardet e mishëruara në Konventën e Stambollit dhe nuk ka asnjë detyrim lidhur me ngritjen e shërbimeve të specializuara të mbështetjes për gratë viktima të dhunës seksuale.
Me rritjen e dhunës kundër grave dhe vajzave në nivele të reja në të gjithë botën si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, është me shumë rëndësi që gratë dhe fëmijët të mbrohen në mënyrë të përshtatshme nga dhuna, çka kërkon angazhim politik serioz dhe të vazhdueshëm për mbrojtjen e grave në dhuna, veçanërisht nga dhuna seksuale. Kështu, gjatë trajtimit të situatës në Turqi në këtë dokument, WAVE vijon të rekomandojë zbatimin e standardeve, kur synohet mbrojtja dhe mbështetja e viktimave të dhunës seksuale.