Projektet e QMG-së

Strehimi i grave dhe fëmijëve viktima te dhunës ne familje:

Ofrimi i shërbimeve të duhura ne referim dhe akomodim për viktimat e dhunës në familje Ofrimi i këshillimit, përkrahjes psiko-sociale , ndihme juridike, shëndetësore,kurse te ndryshme dhe terapi okupuese për viktimat e dhunës në familje në kuadër të strehimit (përfshirë këtu ushqim, veshmbathje, higjienë, medikamente etj.) Ofrimi i shërbime rezidenciale mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit. Ofrimi i këshillimit, përkrahjes psiko-sociale, përkrahjes shëndetësore dhe juridike Ky projekt përkrahet nga : Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Aktivitete me gra dhe fëmijë viktima te dhunës ne familje:

Gjatë kohës kur pjesa dërmuese e botës, poashtu edhe Kosova po përballet me përhapjen e pandemisë COVID-19 ritmi i punës së organizatates ka ndryshuar, mirëpo qëllimi dhe përpjekjet mbesin të njejta. Shërbimet e mbrojtjes, rehabilitimit, riintegrimit dhe mbështetjes që ofrohen ne strehimore për të mbijetuarat e dhunës në familje u japin të mbijetuarave ca kohë për ta rimarrë veten dhe për ta filluar jetën nga e para, përmes një sërë shërbimesh të ofruara dhe sistemesh referimi. QMG ofron shërbimet më themelore dhe bazike për respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore dhe të fëmijëve që u janë ekspozuar situatave ku është ushtruar dhunë. Ky projekt eshte finacuar nga filia die frauenstiftung

Promovimi i shëndetit riprodhues dhe shëndetit mendor:

Edukimi dhe promovimi i shëndetit riprodhues dhe shëndetit mendor te grupeve te cenueshme ne komunitet te grave, Shqiptare, Serbe ,Rome, Ashkali, Egjiptian QMG do te punoj ne promovimin , mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit me gratë e strehuara dhe ne komunitet duke ofruar, këshillime psikosociale, ligjërata mbi shëndetin riprodhues dhe planifikimi familjar, prezantime për grupe t e cenueshme RAE mbi higjienën sanitare dhe imunizimin, trajnime për trauma terapi, me institucionet te cilat punojnë me këto grupe. Ky projekt përkrahet nga: Ministria e Shëndetësisë

Mbështetje ekonomike dhe përfshirje sociale e viktimave të dhunës në familje

Me këtë projekt ne duam të mbrojmë, mbështesim dhe ofrojmë perkrahje ekonomike përmes ofrimit të mbështetjes psikosociale dhe fuqizimin e grave që të mësojnë të dizajnojnë dhe të përdorin makinën e qeseve të letrës për t'u pavarsuar ekonomikisht. Mbështetja psikosociale është një komponent shumë i rëndësishëm që siguron kujdes të duhur, mbrojtje dhe integrim shoqëror. Pasiguria ekonomike ka një pasojë shkatërruese në jetën e të mbijetuarve nga dhuna në familje dhe punësimi është një nga treguesit më të përdorur për shëndetin financiar dhe stabilitetin. Për këtë arsye, ne do të kombinojmë dy përbërës këshillimin psikosocial dhe pavarësinë ekonomike për të mbështetur gratë. Punësimi mund të ketë një efekt mbrojtës për gratë. Punësimi siguron jo vetëm burime të rëndësishme financiare, por gjithashtu mund të rrisë vetëvlerësimin e një gruaje, duke siguruar kështu burime psikologjike për të përballuar ose përfunduar një marrëdhënie abusive. Ky projekt mbështetet nga: DAP Australia

Ngritja e Kapaciteteve dhe Aktivitetet Kulturore Ndëretnike për Gratë në Pejë, Istog dhe Klinë

Ne përkrahin grupet joformale të grave për të mbështetur komunitetet pakicë për të ri-integruar dhe rritur dialogun midis komuniteteve shumicë dhe pakicë. Projekti përkrahe pjesëmarrjen aktive të tri komunave të Pejës, Klinës dhe Istogut, i cili do të kontribuon në përmirësimin e sistemeve të ofrimit të shërbimeve dhe avancimin efikas të nevojave dhe prioriteteve të komunitetit . Projekti për ngritjen e kapaciteteve për zgjidhjen e konflikteve dhe riintegrimin social, barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut, menaxhimin e ciklit të projektit dhe planet e biznesit; ky projekt perkrahet nga: CDF nepermjet USAID

Mbështetja e viktimave të DHBGJ-së përmes përkrahjes ekonomike

Ky projekt ka për qëllim zgjerimin e mbështetjes së viktimave të dhunës në familje / viktimave të dhunës në familje përmes aktiviteteve të gjenerimit te të ardhurave dhe sigurimit të një mundësie pune të grave të papuna. Më konkretisht, ky projekt synon: Rritja e prodhimit të mjaltit; Prodhimi i ëmbëlsirave bazuar në mjaltë dhe jo në sheqerin më të zakonshëm; Zgjerimi i rrjetit tregtar lokal për të shitur mjaltë, bukë dhe ëmbëlsira tradicionale të mjaltit. Ky projekt mbështetet nga: CARITAS KOSOVA

Udhëzimet e Platformës për Fuqizimin e Shoqërisë Civile për të mbështetur më mirë gratë dhe vajzat viktima të dhunës përgjatë pandemisë COVID-19

Pandemia aktuale COVID-19 paraqet një përçarje të madhe sociale dhe ekonomike për të gjitha qeniet njerëzore, duke prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat për shkak të diskriminimit dhe pabarazive gjinore ekzistuese. Çdo krizë krijon pabarazi dhe përkeqëson krizat ekzistuese siç janë pabarazitë që prekin gratë dhe vajzat. Udhëzime për të mbështetur më mirë gratë dhe vajzat viktima të dhunës përgjatë pandemisë COVID-19 - Përgatitur nga Platforma* për Fuqizimin e Shoqërisë Civile #CSSPconsentculture #empoweringconsent #changingmindstoendVAW #CSSPkulturaepëlqimit; #fuqizojmëkulturënepëlqimit *Platforma e Forcimit të Shoqërisë Civile është një platformë që mbledh 9 organizata të grave në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi me qëllim forcimin e zërave dhe agjencive të grave në një nivel rajonal. https://cssplatform.org/cssp-news-guidelines-for-western-bakan

Vazhdojne aktivitetet për të mbështetur gratë dhe vajzat viktima të dhunës përgjatë pandemisë COVID-19

Qendra për Mirëqenien e Gruas punon 24/7 për të siguruar një vend të sigurt, të respektueshëm, mikpritës dhe të dobishëm për gratë dhe fëmijët që mbijetojnë nga dhuna në familje, duke marrë parasysh nevojat e tyre unike dhe pengesat me të cilat përballen ndërsa kërkojnë shërbime dhe ndihmë. Të mbijetuarit e dhunës në familje kërkojnë mbështetje me probleme të ndryshme. Ne punojmë me traumën ndërpersonale e cila ndikohet nga të kuptuarit e ndikimit të dhunës ndërpersonale dhe viktimizimit në jetën dhe zhvillimin e grave të mbijetuaravete dhunes . Përmes këti projekti ne kishim mundesi të siguronim mbështetje që i ndryshonte jetën të mbijetuarve në të gjithë rajonin e Pejes pergjatë një kohe të pasigurt, stresuese dhe të rrezikshme. Deri më tani kemi mbështetur 63 gra dhe fëmijë që mbijetojnë nga dhuna në familje, përfshirë pakicat dhe komunitetet rurale. Ky projekt u mbështet pjesërisht nga nga filia die frauenstiftung

Praktikat Premtuese të ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve të mbështetjes së specializuar për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale

Praktikat Premtuese të ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve të mbështetjes së specializuar për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale Dokumenti i Politikave dhe Përmbledhja Ekzekutive janë hartuar si pjesë e projektit të BE-së/UN Women “Forcimi i kapaciteteve të rrjeteve të OSHC-ve rajonale për advokim politikash, zgjerim bazuar në njohuri dhe lehtësim partneriteti për dhunën seksuale në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, të zbatuar në kuadër të programit rajonal të BE-së/UN Women “Eliminimi i dhunës kundër grave: Zbatim i normave, ndryshim i mendësisë.” Programi synon t’i japë fund diskriminimit me bazë gjinore dhe dhunës kundër grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, përfshirë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë dhe Turqinë. Me qëllim trajtimin e gjetjeve1 të raportit të hartëzimit të vitit 2019, projekti për Platformën për Forcimin e Shoqërisë Civile (CSSP) organizoi një trajnim për ngritje kapacitetesh me qëllim promovimin e standardeve të praktikës premtuese për mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale, në kuadër të shërbimeve të specializuara të mbështetjes për gratë viktima të dhunës seksuale, të OJF-ve të tjera të grave dhe palëve të interesit si politikëbërësit. Synimi përfundimtari trajnimit ishte të përgatiste më mirë ofruesit e shërbimeve lidhur me mbështetjen efikase për viktimat e dhunës seksuale, si dhe të jepte kontribut për hartimin e këtij Dokumenti Politikash. Synimi i këtij dokumenti është t’i ofrojë politikëbërësve kombëtarë dhe OJF-ve të grave një instrument të nxëni për ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës seksuale, që në të ardhmen mund të informojnë kuadrin kombëtar të ofrimit të shërbimeve. Ai përqendrohet në theksimin e praktikave premtuese të zbatuara nga OJF-të e grave dhe palë të tjera interesi gjatë mbështetjes së grave viktima të dhunës seksuale, dhe në krijimin e një gjuhe të përbashkët kur bëhet fjalë për shërbimet e specializuara të përmendura në Konventën e Stambollit, përkatësisht krizën e përdhunimit dhe qendrat e referimit të dhunës seksuale. Ky dokument skicon një proces të zgjerimit dhe të nxënit për OJF-të e grave dhe plotikëbërësit kombëtarë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, si dhe vlerëson nevojën për mbështetje të specializuar për viktimat e dhunës seksuale, duke çuar përpara parimet, konceptet dhe arsyetimin në bazë të modelit të krizës së përdhunimit. Ky dokument mbështetet pjesërisht në përvojën dhe standardet e krijuara në Irlandë. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet që OJF-të e grave në vend, veçanërisht qendrat e krizës së përdhunimit, kanë ofruar shërbime të specializuara kryesisht për gratë dhe vajzat që kanë përjetuar dhunë seksuale për më shumë se 40 vjet. Këto shërbime të ofruara në Irlandë, por edhe në MB pasqyrojnë standarde të larta mbështetjeje dhe përfaqësojnë kulmin e një procesi të gjatë kërkimi, reflektimi, konsultimi dhe përcaktimi, duke ofruar një qasje ndaj praktikës dhe ofrimit të informuar nga trauma, që është e përshtatshme dhe efikase gjatë mbështetjes së të mbijetuarve të të gjitha formave të dhunës seksuale. Një element i rëndësishëm që duhet të merret në konsideratë është se në vitin 2021, Turqia është tërhequr nga Konventa e Stambollit me anë të një Dekreti Presidencial të botuar më 20 mars. Kështu, Turqia nuk ka më asnjë detyrim për të zbatuar standardet e mishëruara në Konventën e Stambollit dhe nuk ka asnjë detyrim lidhur me ngritjen e shërbimeve të specializuara të mbështetjes për gratë viktima të dhunës seksuale. Me rritjen e dhunës kundër grave dhe vajzave në nivele të reja në të gjithë botën si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, është me shumë rëndësi që gratë dhe fëmijët të mbrohen në mënyrë të përshtatshme nga dhuna, çka kërkon angazhim politik serioz dhe të vazhdueshëm për mbrojtjen e grave në dhuna, veçanërisht nga dhuna seksuale. Kështu, gjatë trajtimit të situatës në Turqi në këtë dokument, WAVE vijon të rekomandojë zbatimin e standardeve, kur synohet mbrojtja dhe mbështetja e viktimave të dhunës seksuale.