NDIMA JUAJ PËR GRATË E QENDRËS PËR MIRËQENIN E GRUAS - PEJË

Na Ndihmoni

Rreth nesh
Ne jemi një burim, vend strehim për mijëra gra dhe fëmijë që përjetojnë dhunë në familje në rajonin e Pejës.
Qendra per Mireqenien e Gruas ofron mbështetje dhe shërbime për strehim dhe edukim, avokim dhe udhëheqje për të formuar një të ardhme të padhunshme për gratë dhe fëmijët.
Puna jonë fokusohet për identifikimin e faktorëve socialë, ekonomikë, kulturorë, politikë dhe ligjorë që kanë implikime kritike për ata që preken nga dhuna ne familje, nënshtrimi dhe diskriminimi.

Emri i mbajtësit të llogarisë: Qendra për Mireqenien e Gruas

Na konataktoni ne email adresen 

NA NDIHMO
Si ndihmon donacioni im?
Dhurimi juaj do të mbështesë punën tonë jetësore për t’i dhënë fund dhunës kundër grave. Bujaria juaj ndihmon në zhvillimin dhe zgjerimin e punës sonë parandaluese, e cila përfshin programe në shkolla, vende pune dhe komunitet më të gjerë së bashku me nismat për angazhimin e rinisë, advokimin, mbështetjen e komunitetit dhe programet e trajnimit. Me donacionin tuaj ne mund të ndihmojmë për të ndaluar këtë çështje shkatërruese që shkatërron familjet, shëndetin dhe komunitetet. Ne mund të ndërtojmë shtëpitë më të lumtura dhe më të sigurta, të nxjerrim në pah modelimin pozitiv të roleve dhe të edukojmë fëmijët në mënyrë që brezat e ardhshëm të mos përjetojnë të njëjtën çështje.

Faleminderit për mbështetjen tuaj!

Ndihmoni viktimave ne shumë menyra:
Ju mund të ndihmoni në rritjen e mbështetjes për viktimat, të mbijetuarat dhe ofruesit e shërbimeve.
Këtu janë mënyrat për të mbështetur shtëpinë e sigurt kundër Dhunës në Familje dhe për të bërë një ndryshim në jetën e dikujt që ka perjetuar dhunën në familje.