Trajnimet e QMG-së

Ne jemi një burim, vend strehim për mijëra gra dhe fëmijë që përjetojnë dhunë në familje në rajonin e Pejës . Qendra per Mireqenien e Gruas  ofron mbështetje dhe shërbime për strehim dhe edukim, avokim dhe udhëheqje për të formuar një të ardhme të padhunshme për gratë dhe fëmijët.

Nga Qendra për Mirëqenien e Gruas

Trajnime

QMG, Shtëpia e sigurt ka  departamentit të trajnimeve dhe informimit kunder  dhunës në familje dhe  ofron asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje për  shërbime sociale, si dhe organizata të tjera me bazë komunitare dhe bizneset në të gjithë rajonin e Pejës. Ekspertiza jonë në dhunën në familje, avokim, angazhimit të komunitetit, riintegrimin social dhe ndërtimin e paqes , janë  hartuar  për të lehtësuar punen dhe ofruar njohuri ne punëtori , trajnime dhe konferenca që ndihmojnë ofruesit e shërbimeve lokale në përpjekjet e tyre për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës në familje dhe të promovojnë marrëdhënie të shëndetshme.

Trajnime

QMG  ofron  punëtori dhe trajnime mbi një varg të gjerë temash që lidhen me parandalimin e dhunes dhe promovimin e marrëdhënieve të shëndosha. Ne ofrojmë shumë mundësi edukimi për  ofruesit e shërbimeve të dhunës në familje:

Temat e trajnimit përfshijnë (por nuk kufizohen):

  • Edukimi i marrëdhënieve te shëndetshëm me të rinjtë
  • Trauma / Mbrojtja e viktimave
  • Ligjet kunder dhunes dhe Urdhrat e Mbrojtjes
  • Dhuna në familje (ligjet, burimet dhe referimet)
  • Reintegrimi social dhe ndërtimi i paqes
  • Të drejtat e grave
  • Implementimi / menaxhimi i projektit

Na kontaktoni nëse dëshironi të kërkoni një seminar ose trajnim në organizatën tuaj!