Thirrje për ofertim

Përshkrimi i kushteve të referencës: Montimi i dyerve në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Pejë

Përshkrimi i kushteve të referencës: Montimi i dyerve në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Pejë

1. PËRMBLEDHJE

Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG) e zhvillon aktivitetin e saj në Pejë ku edhe është e regjistruar si OJQ. Aktiviteti i qendrës është strehimi dhe mirëqenia e gruas në nevojë si pasojë e dhunës ne familje. Aktualisht QMGja është duke e zbatuar projektin “Shërbime Rezidenciale për Gra dhe Fëmijë”, të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar në partneritet me Save the Children Kosova/o.

Si pjesë e aktivitetit të projektit në fjalë, e kemi hulumtuar tregun dhe jemi në fazën e identifikimit të ofertuesëve më të volitshëm për të lidhur marrëdhënie kontraktuale që t’i zëvëndësojmë shumicën e dyerve të dhomave të objektit të qendrës.

Pritshmëritë tona minimale që duhet përmbushur për këtë aktivitet janë të dhëna si në vijim:

  • ●  Të largohen dyert egzistuese nga vendi;
  • ●  Të montohen 13 dyer me hapje nga brenda;
  • ●  Ngjyra e dyerve: e kaftë (ngjyrë druri) ose e bardhë
  • ●  Dimensionet: 200 x 90 cm (27-31cm gjërësi);
  • ●  Të ofrohet garancion në dyer dhe punët e kryera së paku për tri vite; 2. KRITERET PËR APLIKIM Të gjithë ofertuesit duhet të plotësojnë këto kritere: Oferta juaj duhet të jetë e shkruar qartë, të jet lehtë e lexueshme, dhe të ketë çmimin e dhënë (pa TVSH) duke përfshirë të gjitha shpenzimet që mund të dalin për zëvendësim të 13 dyerve. Në mënyrë që të jeni më preciz me ofertën tuaj dhe/ose për matje të gjerësisë së mureve, me kërkesë paraprake, mund t’ju caktojmë termin për të parë për së afërmi gjendjen aktuale. Për shkak të transparencës, QMGja do ta trajton këtë thirrje si “tender të mbyllur” dhe se e-maili dhe zarfat do të hapen vetëm në ditën e vlerësimit të tyre nga komisioni për përzgjedhjen e ofertuesit, i cili do të mbahet pa prezencën e ofertuesëve. 3. KRITERET PËR PËRZGJEDHJE: Kriteret për përzgjedhjen e ofertave më të përshtatshme për shërbimet e nevojshme janë:
  • ●  Dorëzimi i dokumentacionit të plotë;
  • ●  Plotësimi i të gjitha kritereve për aplikim;
  • ●  Çmimi më i lirë. Në partneritet me: Zbatuar nga:

Qendra për Mirëqenien e Gruas do të bëj vlerësimin e ofertave vetëm me personelin e saj – pa prezencën e ofertuesëve – dhe do të kontakton ofertuesin më të volitshëm përmes e-mail apo telefonatës për të vazhduar tutje me kontraktimin e shërbimeve.

4. KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE KUSHTET E PAGESËS

Pagesa do të bëhet vetëm pas pranimit të shërbimit, përmes transferimit bankar në monedhën e faturimit dhe do të bëhet deri 15 ditë pas marrjes së faturës dhe pranimit të mallit. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë deri në fund të këtij viti, përkatësisht 31.12.2022.

Si ofertues i kësaj thirrjeje për ofertim, ju mund të na kontaktoni për çfarëdo informate shtesë që konsideroni që keni nevojë për sqarim. Oferta e juaj mund të dorëzohet në verzionin elektronik apo në atë të shtypur. Nëse e konsiderojmë të nevojshme, Qendra për Mirëqenien e Gruas e mban të drejtën për të bë vizitë në lokacionin e operimit të afarizmit tuaj.

5. DOKUMENTET PËR DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS:

● Certifikata e regjistrimit të biznesit;
● Çmimet e shërbimeve në euro duke mos përfshirë TVSH-në (QMG do t’ju ofron

dokuementacionin përkatës për lirim nga TVSHja.);
● Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga operatori afarist.

6. UDHËZIM PËR OFERTUESIT

Ofertuesit janë të mirëpritur të dorëzojnë ofertat e tyre në QMG ose në [email protected] me mbishkrimin: “Oferta për montimin e dyerve”, më së voni deri më 29/11/2022 ora 16:00 ose t’i dorëzon fizikisht duke kontaktuar fillimisht në telefon 044/49-278-809.

Propozimet e marra pas afatit të caktuar nuk do të merren në konsideratë. Ju falemnderit për konsideratën tuaj!

Shkarko PDF >>

Leave a Reply