FURNIZMI DHE VENDOSJA E KIOSKES 

Ftesë për ofertë ITQ/Furnizim

Emri i kontratës:               FURNIZMI DHE VENDOSJA E KIOSKES 

Emri i nën projektit:          Promovimi i punësimit në zona rurale dhe qasja në tregun e punës

Numri i kontratës:              M4Y/01/PE/2023

Ftesa për ofertë (ITQ) dhe kushtet dhe afatet

Data: 12.03.2024

Për:  palet e interesuara

1.  Jeni të ftuar ta dorëzoni ofertën(at) e çmimeve për furnizimin:

I. Blerja e mallrave të reja si më poshtë:

1. PËRMBLEDHJE

Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG) e zhvillon aktivitetin e saj në Pejë ku edhe është e regjistruar si OJQ. Qendra per Mireqenien e Gruas ofron mbështetje dhe shërbime për strehim dhe edukim, avokim dhe udhëheqje për të formuar një të ardhme të padhunshme për gratë dhe fëmijët. Aktiviteti i qendrës është edhe fuqizimi ekonomik  dhe mirëqenia e te rrinjeve dhe aktualisht QMG-ja është duke e zbatuar projektin: KOMUNAT PËR TË RINJTË NË KOSOVË-Municipality for Youth –M4Y me titullin: Promovimi i punesimit ne zona rurale dhe qasja ne tregun e punes

Si pjesë e aktivitetit të projektit në fjalë, është  identifikimit të ofertuesëve më të volitshëm për të lidhur marrëdhënie kontraktuale që të blejmë nje kiosk.

Kiosku për të cilën jemi të interesuar ta blejmë duhet të jetë me këto specifika:

  • Gjatesia 4 metra;
  • Gjeresia 3 metra;
  • Te jete e izoluar;
  • Dy pjese  të jenë me xhama ;
  • Të ofrohet transporti dhe montimi; dhe
  • Çmimi në ofertë duhet të figuron për komplet kioskun.

2. KRITERET PËR APLIKIM

Të gjithë ofertuesit duhet të plotësojnë këto kritere:

Oferta juaj duhet të jetë e shkruar qartë, të jet lehtë e lexueshme, dhe të ketë çmimin e dhënë duke përfshirë të gjitha shpenzimet që mund të dalin gjatë kryerjes së punëve. Në mënyrë që të jeni më preciz me ofertën tuaj, me kërkesë paraprake, mund t’ju caktojmë termin për të parë për së afërmi situatën aktuale dhe si do te duket kiosku.

3. KRITERET PËR PËRZGJEDHJE:

Kriteret për përzgjedhjen e ofertave më të përshtatshme për shërbimet e nevojshme janë:

  • Dorëzimi i dokumentacionit të plotë;
  • Plotësimi i të gjitha kritereve për aplikim;
  • Çmimi më i lirë.
  • SPECIFIKACIONI TEKNIK

Konstrukti duhet të përmbaj:

  1. Konstruksioni punohet nga druri i bredhit: 7.2cm x 16cm;
  2. Trashësia e drurit në izolim: trashësia 8cm, e mveshur me dërrasa nga jashtë dhe brenda me trashësi 17mm dhe folie difuzive me ajrosje; leshi i gurit: 8cm – 50kg/m3;
  3. Termoizolimi në çati: çatia me dimension të murit 12cm, fasada e brendshme të punohet nga dërrasimi dekorativ prej 17mm, folie difuzive, leshi i gurit me specifikacion 30kg/m3;
  4. Dyert, dritaret dhe sipërfaqja e jashtme: dyert dhe dritaret nga plastika PVC; çatia me llamarinë të plasitifikuar; xhamat dopio termopan;
  5. Dyshemeja: bazamenti të jet nga druri me dimensione 8cm x 18cm, ndërsa sipër vendoset dyshemeja në trashësi 22mm.
  6. Te 2 muret me qene rafteve ( 7 te punuara nga druri per ekspozim) me gjatesi 20 cm per secilin raft. 

Qendra për Mirëqenien e Gruas do të bëj vlerësimin e ofertave vetëm me personelin e saj – pa prezencën e ofertuesëve – dhe do të kontakton ofertuesin më të volitshëm përmes e-mail apo telefonatës për të vazhduar tutje me kontraktimin e shërbimeve.

4. KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE KUSHTET E PAGESËS

Pagesa do të bëhet vetëm pas pranimit të shërbimit, përmes transferimit bankar në valutën e faturimit dhe do të bëhet përbrenda 15 ditëve pas marrjes së faturës dhe pranimit të mallit. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë deri me datë 15.05.2024 ose deri në përfundim të plotë të marrëveshjes/obligimeve kontraktuale.

Si ofertues i kësaj thirrjeje për ofertim, ju mund të na kontaktoni për çfarëdo informate shtesë që konsideroni që keni nevojë për sqarim. Oferta e juaj duhet të dorëzohet në verzionin  të shtypur. Nëse e konsiderojmë të nevojshme, Qendra për Mirëqenien e Gruas e mban të drejtën për të bë vizitë në lokacionin e operimit të afarizmit tuaj.

5.  DOKUMENTET PËR DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS:

  • Kopjen e dokumentacionit origjinal që dëshmon certifikaten e bzinesit, statusin legal, vendin e regjistrimit, selinë e veprimtarisë; dhe aneksin informatat mbi biznesin;
  • Garancioni se paku nje vit (12 muaj). Garancioni mund te dorezohet sipas nje deklarate te nenshkruar dhe vulsosur nga kompania ofertuese.
  • Çmimi i mallit shënohet në valutën euro;
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur nga operatori afarist;

 Afati i fundit për pranimin e ofertës suaj është:  12 QERSHORI NR 16 MAJA E ZEZE 30000- PEJE

Ora: 16.00, Data: 27.03.2024. Pas ketij afati ofertat nuk pranohen.  Ju lutem kerkoni dokumentacionin per te ofertuar ne kete email adrese: [email protected]

6. Ofertat me faks dhe email nuk pranohen.

7. Oferta juaj duhet të dorëzohet sipas udhëzimeve të mëposhtme:

    (i) ÇMIMET: Çmimet duhet të jepen në euro, pa TVSH dhe koston e dorëzimit deri në vendin e 

     destinuar, që është si në vijim:

8. Forma per koutim duhte te plotesohet dhe vendoset cmimi (obligative).

 Emri I perfituesit ; QENDRA PER MIREQENIEN E GRUAS

12 QERSHORI NR 16 MAJA E ZEZE 30000- PEJE

6. UDHËZIM PËR OFERTUESIT           

Ofertuesit janë të mirëpritur të dorëzojnë ofertat e tyre ne  verzionin e shtypur në QMG, me mbishkrimin: “Oferta për kiosk”, më së voni deri më 27  mars  2024 ora 16:00,ose caktoni termin, për ta dorëzuar ofertën e shtypur me hetret, në numrin mobil: 044/49-278-809.

 Ofertat e dorëzuara pas afatit të caktuar nuk do të merren në konsideratë.

     (ii)     VLERËSIMI I OFERTAVE DHE LËSHIMI I URDHËR BLERJES (KONTRATËS): Ofertat e përcaktuara që i  

     përgjigjen në thelb specifikimeve teknike do të vlerësohen duke krahasuar çmimet e tyre siç kërkohet 

     në paragrafin e fundit. Do të fitojë kompania që ofron çmimin më të ulët të vlerësuar dhe produktet e

     së cilës i plotësojnë standardet e kërkuara teknike.

     (iii)    VLEFSHMËRIA E OFERTËS: Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme për periudhën 30 ditë nga data e 

      pranimit të ofertës së cekur në paragrafin 5 më sipër.

     (iv) E DREJTA E BLERËSIT PËR T’I NDRYSHUAR SASITË PAS DHËNIES SË KONTRATËS: Në kohën e  

     dhënies së kontratës, blerësi ka të drejtë që ta rrisë ose zvogëlojë sasinë e mallrave dhe shërbimeve 

     përkatëse sipas paragrafit 15 të kësaj ITQ-je, pa asnjë ndryshim në çmim për njësi ose kushte dhe

     afate tjera të ITQ-së/ ofertës. Kjo rritje/ky zvogëlim mund të jetë deri në 15% të çmimit të

     përgjithshëm të ofruar.

8. Informata tjera mund të merren nga adresa zyrtare: [email protected].

    Lini një Përgjigje