Thirrje për Ofertim

Ofertues për të lidhur marrëdhënie kontraktuale për blerjen e letrës për përpunim

Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG) e zhvillon aktivitetin e saj në Pejë ku edhe është e regjistruar si OJQ. Aktiviteti i qendrës është strehimi dhe mirëqenia e gruas në nevojë si pasojë e dhunës në familje. Aktualisht QMG-ja është duke e zbatuar projektin “Shërbime Rezidenciale për Gra dhe Fëmijë”, të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar në partneritet me Save the Children Kosova/o.
Si pjesë e aktivitetit të projektit në fjalë, e kemi hulumtuar tregun dhe jemi në fazën e identifikimit të ofertuesëve më të volitshëm për të lidhur marrëdhënie kontraktuale që të blejmë letër për përpunim (Eng. Craft Paper; termi i përdorur në tregun e Kosovës kraft letër).

PËR TË PARË, KRITERET E APLIKIMIT, KRITERET E PËRZGJEDHJES, KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE KUSHTET E PAGESËS, DOKUMENTET PËR DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS, ju lutem shkarkoni dokumentin e bashkangjitur.

Lini një Përgjigje