Fushatat e QMG-së

Ne jemi një burim, vend strehim për mijëra gra dhe fëmijë që përjetojnë dhunë në familje në rajonin e Pejës . Qendra per Mireqenien e Gruas  ofron mbështetje dhe shërbime për strehim dhe edukim, avokim dhe udhëheqje për të formuar një të ardhme të padhunshme për gratë dhe fëmijët.

Nga Qendra për Mirëqenien e Gruas.

QMG, nga viti 2001 ka manifestuar ditën ndërkombetare kundër dhunës ndaj gruas 25 nëntorin me 16 dite aktivitete të ndryshme gjër me 10 dhjetor dita ndërkombetare e të drejtave të njeriut.

Këtë nëntor, ne  i bëjmë thirrje të gjithëve për të na perkrahur në fushaten  #Stepup,  Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për dhunën në familje. Çdo vit ne organizojmë fushata të ndryshme nga Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut të 25 Nëntorit.  Çdo vit fushata jonë fokusohet në mënyrat që individët, komunitetet dhe bizneset lokale mund të ndihmojnë në parandalimin e dhunës në familje.

A do të marresh  guximin dhe forcën  dhe do të bashkohesh me ne për të rritur fushatën dhe për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për të parandaluar dhunën në familje në komunitetet tona?

Ne të gjithë jemi të prekur nga dhuna në familje dhe është përgjegjësi e të gjithëve në komunitetin tonë për të nxitur sigurinë, respektin dhe llogaridhënien. Bashkohuni me ne për të rritur ndërgjegjësimin dhe nxitur një bisedë rreth marrëdhënieve të shëndetshme dhe kunder dhunes ne familje !

Qendra për Mireqenien e  Gruas,  punon për t’i dhënë fund dhunës në familje. Hapi i parë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave është parandalimi

“U bëfsha tërë kohën, tani dhe gjithmon: Mbrojtës i atyre të cilët nuk kanë mbrojtje. Udhëheqës I atyre të cilët e kanë humbur rrugën. Anije për të cilët nuk mund të kalojnë oqeane. Urë për lumenjë të pakalueshëm. Strehimore për atë të cilet iu ikën rrezikut. Ndriques për atë të cilët nuk kanë dritë. Vend-strehues per at atë të cilët iu nevojitete strehimi. Dhe shërbëtor i atyre të cilet iu nevojitet ndihma.”  Lutje Budiste

QMG është pjesë e fushatës #STEPUP

Close Menu